Sportet E Tjera

Hosp fitoi në sllallom

01.12.2014 12:56

Nicole Hosp shënoi fitore të madhe në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit, e cila u zhvillua në Qendrën e Skive në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Skiatorja austriake tregoi paraqitje të shkëlqyeshme dhe arriti e para në cak me kohë të kaluar 01:44.90 minuta.

Kjo skiatore shënoi fitoren e 12-të në karrierë, e para ishte në vitin 2008 e saj! Në vendin e dytë renditet suedezja Frida Hansdotter, e cila pati kohën më të ngadalshme për 19 të qindtat se e para.

Austriakja Kathrin Zettel bëri paraqitje të mirë por nuk ia doli që të arrijë më shumë se pozitën e tretë dhe me kohë shumë më të dobët për 95 të qindtta se vendi i parë ose për dhjetë të qindta ka qenë më e shpejtë se Maria Pietilä-Holmner e Suedisë.

Amerikania Mikaela Shiffrin nuk arriti më shumë se vendi i pestë, e cila regjistrojë kohën më të ngadalshme për një sekondë e 8 të qindtat se vendi i parë dhe Tina Maze dëshpëroi, pasi klaaifikohet e nënta në renditje.

Në renditjen e sllallomit, Hansdotter udhëheq me 160 pikë, pasojnë Hosp e Maze me nga 129 pikë, ndërsa në renditjen e përgjithshme Zettel kryeson me 250 pikë, e ndjekur nga Shiffrin me 209 e Maze me 188 pikë.