Ruajtja e produkteve të qumështit, SHBIU: Ka raste kur nuk respektohen rregullat

07.06.2021 19:20

Rregullat për ruajtjen e produkteve ushqimore...

Rregullat për ruajtjen e produkteve ushqimore, sidomos të qumështit, ndonjëherë nuk ndiqen nga vetë prodhuesit, ndonjëherë edhe nga shpërndarësit, por ndodh që mos ndiqen as nga vetë konsumatorët, thonë nga  Shoqata e  Bujqësisë dhe Industrisë Ushqimore në OEM, Gjorgji Petrushev.

Sipas tyre, produktet e qumështit janë të ndjeshme ndaj temperaturave dhe detyrimisht duhet të ruhen në temperaturë optimale deri në pikat e shitjes.

“Ne hasim situata në të cilat nuk respektohen rregullat për ruajtjen e duhur të produkteve nëpër tregje apo pika të tjera të shitjes, ndonjëherë edhe nga vetë shpërndarësit, herë nga shitësit e fundit, por ka situata kur ato nuk ndiqen as nga vetë konsumatorët. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se është veçanërisht e rëndësishme që konsumatorët të jenë të njohur me të gjitha proceset që duhet t'i paraprijnë për të marrë një produkt me cilësi të lartë.”,- tha kryetari i Shoqatës së Bujqësisë dhe Industrisë Ushqimore në OEM, Gjorgji Petrushev.

Problem për përpunuesit është edhe fakti që ata kanë 20 deri në 30% harxhime më të larta, por çmimi përfundimtar i qumështit mbetet i njëjtë për shkak të fuqisë së zvogëluar të blerjes.

Sipas tyre, është logjike të kërkohet ndërhyrja e shtetit përmes një pakete masash për këtë industri, si pagesa e përshpejtuar e subvencioneve, kreditë pa interes etj. (Sedat Selimi, TVM2)