Maqedoni

Parashikimi i motit

08.06.2021 09:05

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk përjashtohen edhe mundësitë për reshje. Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 16 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 22 deri 29 gradë celcius.
 
Edhe në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe jostabil me shira të rrëmbyeshëm. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 27 gradë Celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe vranësira.