Ekonomi
Është rritur numri i punëtorëve në industri
01.12.2014 13:21
Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar - tetor të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 7,9 për qind...

Në tetor të këtij viti, në krahasim me tetorin e vitit të kaluar numri i punëtorëve është rritur për 9,5 për qind, kumtoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Rritje të numrit të punëtorëve për 11,6 për qind në tetor ka në sektorin "industri përpunuese" dhe pë 1,6 për qind në sektorin "furnizim me energji lektrike, gaz, avull dhe klimatizim", ndërsa rënie për 4 për qind në sektorin "xehtari dhe nxjerrje të gurëve".
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në tetor të këtij viti, në krahasim me tetorin e vitit 2013, shënon rritje tek "prodhimet intermediare, përveç energjisë" për 6,8 për qind, "prodhime kapitale" për 114,1 për qind, "prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë" për 6 për qind dhe tek "prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë" për 2,9 për qind, ndërsa rënie shënon tek "energjia" për 5 për qind./MIA