Botë
Aksidenti hekurudhor, rritet në 62 numri i të vdekurve në Pakistan
08.06.2021 10:16
Numri i të vdekurve në aksidentin hekurudhor që ndodhi dje në provincën Sindh të Pakistanit është rritur në 62....

Numri i të vdekurve në aksidentin hekurudhor që ndodhi dje në provincën Sindh të Pakistanit është rritur në 62.
Sipas mediave lokale, trupat e 11 personave të tjerë u gjetën gjatë përpjekjeve të kërkimit dhe shpëtimit. Më shumë se 100 njerëz u lënduan si rezultat i aksidentit. Gjendja e disa prej të lënduarve mbetet e rëndë. Autoritetet premtojnë një hetim gjithëpërfshirës dhe se personat përgjegjës do të ndëshkohen. Aksidenti ndodhi kur vagoni i një treni në lëvizje doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.
