Maqedoni
Shkup, tentim për vetëvrasje, nuk dihen shkaqet
08.06.2021 09:19
Mëngjesin e sotëm në hyrje të Çarshisë, në ndërtesat pranë “Sheshit Skënderbe” në Shkup..

Mëngjesin e sotëm në hyrje të Çarshisë, në ndërtesat pranë “Sheshit Skënderbe” në Shkup, një person që në mëngjes po kërcënohet se do të kryejë vetëvrasje.
Ai për një kohë të gjatë ai qëndron i varur në ballkonin në katin e fundit të ndërtesës, e u fut brenda apartamentit vetëm diku rreth orës 09:00 të mëngjesit, kur brenda hyri edhe një punonjës i policisë dhe një person tjetër, nuk dihet nëse ky i fundit është ndonjë familjar i tij. Që në mëngjes para godinës gjenden policia dhe ekipi i zjarrfikësve. Ende nuk dihet identiteti i personit apo motivet e që e kanë detyruar të njëjtin të kërcënohet se do ia marrë jetën vetes. Priten më shumë detaje nga policia.
