Maqedoni

Marrëveshja me Bullgarinë, VMRO-DPMNE në protesta sot në 11 qytete

08.06.2021 09:43

VMRO-DPMNE do të protestojë nga sot nga ora 15 në Shkup dhe 10 qytete të tjera....

VMRO-DPMNE do të protestojë nga sot nga ora 15 në Shkup dhe 10 qytete të tjera. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se nëpërmjet protestës, do të kërkojnë dokumentin, me të cilin, siç thotë, Qeveria do ta vendos në shqyrtim publik “udhërrëfyesin” për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë e që sipas infomratave të tij, ve në diskutim identitetin dhe gjuhën maqedonase.
 
Opozita ka paralajmëruar që protestat do të zgjasin deri të enjten. Për shkak të protestës së paralajmëruar nga VMRO-DPMNE-ja, disa rrugë të Shkupit do të ketë kufizime në trafikun e automjeteve. Do të bllokohet udhëkryqi afër Q.T. Mavrovasja, udhëkryqi te Ndërtesa e Nova Makedonias dhe udhëkryqi para Spitalit të Qytetit te Parlamenti.