Botë
Vendimi ndaj “Kasapit të Ballkanit”, Gjykata e Hagës vendos për apelin e Mlladiqit
08.06.2021 11:14
Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë do të vendosë sot mbi apelin e ish-komandantit të serbëve të Bosnjës...

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë do të vendosë sot mbi apelin e ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Mlladiq është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, gjatë luftës në Bosnje më 1995, kur forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Në seancën e tij të apelit në Hagë, gushtin e kaluar, Mlladiq e ka cilësuar gjykatën si një “fëmijë” të fuqive perëndimore. Avokatët e tij kanë thënë se Mlladiq ka qenë larg Srebrenicës kur ka ndodhur masakra. Procesi kundër Mlladiqit ka nisur më 16 maj të vitit 2012. Aktakuza është ngritur më 24 korrik, 1995. Pasi kaloi gati 16 vjet në arrati, ai u arrestua në Serbi më 26 maj, 2011, dhe u transferuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë më 31 maj, 2011.
