Maqedoni

Ministri gjerman, Mass: Premtimi për RMV-në dhe Shqipërinë duhet mbajtur

08.06.2021 15:15

Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë i premtuam fillimin e bisedimeve dhe fjala e dhënë duhet mbajtur....

Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë i premtuam fillimin e bisedimeve dhe fjala e dhënë duhet mbajtur. Kështu tha ministri i jashtëm  gjerman, Hajko Mass, në video takimin me homologët e tij të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së. Ai siguroi se për zgjerimin e BE-së, Gjermania do t’i vazhdojë përpjekjet, ndërkaq nga vendet aspirante kërkoi të përforcojnë sundimit e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin e demokracisë, si dhe mbrojtjen e lirisë së mediave.
 
“Duhet patjetër ta plotësojmë premtimin për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë. E ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE. Gjermania është tërësisht e përkushtuar në këtë qëllim. Nëse realizoni ju, edhe ne do të realizojmë. Kjo do të jetë qasje e jona për zgjerimin e BE-së edhe në të ardhmen.”,- tha ministri i jashtëm gjerman, Hajko Mass.
 
Osmani: Fillimi i bisedimeve, përfitim rajonal
 
Fillimi i bisedimeve me BE-në do të ketë ndikim pozitiv për tërë rajonin në arritjen e vlerave evropiane tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
 
“Përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin aktiv dinamik  aderues  do t’i angazhojë shoqëritë në krijimin e vlerave të  reja, progres dhe konkurrencë pozitive. Bashkëpunimi rajonal bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, të demostrohet qenësi dhe lidership i përbashkët politik. Fakti se kemi dallimet tona dhe qëndrime të ndryshme nuk e përjashton bashkëpunimin në të gjitha sektorët që kanë të bëjnë me BE-në.”,- u shpreh ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
 
Në video - takim me ministrat pjesëmarrës nga rajoni dhe vendet e BE-së, Osmani informoi për iniciativën për një platformë joformale  të bashkëpunimit politik – Ballkan 6 në format ministrash që do të synonte thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në fushat me interes të përbashkët.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU