Maqedoni
Kuvend, deputetët kthehen në sallën e seancave plenare
08.06.2021 15:41
Pas një periudhe të gjatë deputetët i janë kthyer punës në sallën e seancave plenare....

Pas një periudhe të gjatë deputetët i janë kthyer punës në sallën e seancave plenare. Mbajtja e maskës në sallë është e detyrueshme, ndërsa punonjësit mediatik duhet të dëshmojnë me certifikatë vaksinimi, nëse duan të ndjekin seancën nga galeria. Gjatë punimeve të sotme me 72 vota “për” asnjë “kundër” dhe asnjë të “përmbajtur” kuvendi miratoi propozim-vendim për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të pandemisë. Nga VMRO-DPMNE kërkuan sqarime shtesë lidhur me propozimin.
“Kjo tregon për mundësinë që kjo gjendje krize sërish të keqpërdoret për zgjedhjet lokale dhe asgjë më shumë. Kërkojmë që qeveria dhe institucionet të na dorëzojnë analizë dhe raporte që të mundemi që të vendosim në mënyrë precize se cila është nevoja në mënyrë shtesë për shpalljen e gjendjes së krizës.”,- tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
Ndryshe, Kuvendi për shkak të pandemisë deri më tani mbledhjet i ka mbajtur në të ashtuquajturën “Sallë e Kupolave”, ku ka pasur kushte për të realizuar protokollet për mbrojtje nga Covid-19.
NAIM RAMADANI
