Botë
Zjarr në centralin bërthamor belg
01.12.2014 13:31
Reaktori i tretë në centralin bërthamor belg "Tianzh" ndërpreu punën për shkak të zjarrit në një transformator të jashtëm dhe ka dyshim se bëhet fjalë për sabotim...

Me këtë avari Belgjika mbeti me tre reaktorë aktiv bërthamor nga gjithsejt shtatë. Stopimi i punës së bllokut të tretë në "Tianzh" ndodhi automatikisht, pasi që sistemet e detektuan zjarrin.
Me këtë vendi është vënë në gjendje akoma më kritike, sepse edhe këtë problem Belgjika këtë dimër po përballet me mungesë të rrymës.
Incidenti, i cili nodhi dje në mëngjes nuk shkaktoi rrezik nga përhapja e radioacionit.
Mediumet e transmetojnë analizën e ekspertit Bruno Kombi, sipas të cilit transformatorët janë vendi më i ndijshëm në centraelt bërthamore.
Kombi thekson se kohë më parë në Francë, në një ditë, mbi së paku pesë centraleve bërthamore kanë fluturuar drone, me ç'rast nuk dihet se kush i ka drejtuar dhe kush i ka udhëhequr dreejt atyre objekteve.
Ai shfaq druajtje se Evropa po përballet me rrezikun, më të madh se kërcënimi nga përsëritja e sulmit ndaj SHBA-së të 11 shtatorit të vitit 2001.
Sipas tij, në sulm të koordinuar me drone ndaj transformatorëve të bërthamoreve, të cilat janë në pjesët e hapura të centraleve, mund tërësiht ta bllokojnë sistemin evropian pë energji elektrike, e kjo mund të shkaktojë pasoja të mëdha për ekonominë./MIA
