Maqedoni
Kovid-19, 23 raste pozitive, 4 të vdekur dhe 32 të shëruar, në 24 orët e fundit asnjë pacient i hospitalizuar
08.06.2021 15:57
Në 24 orët e fundit në vend, nga 2853 testime, kanë rezultuar 23 raste pozitive me COVID-19....

Në 24 orët e fundit në vend, nga 2853 testime, kanë rezultuar 23 raste pozitive me COVID-19, janë regjistruar edhe 4 viktima dhe 32 pacientë të shëruar. Ndërkohë, raportohet se në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup nuk është pranuar asnjë pacient i ri me komplikime nga Covid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në Shkup aktualisht mjekohen 46 pacientë, prej të cilëve 25 pacientë në Klinikën për Sëmundje Infektive. Në spitalet në mbarë vendin janë të shtrirë 80 pacientë, prej të cilëve më së shumti në Kumanovë, në Manastir, Shtip etj.
Ndërkohë njoftohet se procesi i vaksinimit në mbarë vendin po zhvillohet pa problem. Në pikat e vaksinimit në vend, përfshirë ditën e djeshme, me të paktën një dozë janë vaksinuar gjithsej 249.187 qytetarë. Gjithsej në shtet janë aplikuar 399.962 doza vaksina, kurse janë rivaksinuar 150.775 qytetarë. Gjatë ditës së djeshme, dozën e parë të vaksinës e morën 1.755 qytetarë, kurse së bashku me qytetarët që u rivaksinuan, gjithsej u publikuan 9.142 vaksina. Sipas shifrave të fundit, 48% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 42% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 35% e popullsia mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine. Ditën e djeshme në vend arritën rreth 12.870 mijë doza të vaksinave Pfizer. Sipas njoftimeve, donacionet e paralajmëruara nga Turqia, Greqia dhe Bullgaria duhet të mbërrijnë së shpejti, si dhe dërgesa më e madhe prej 500 mijë vaksinave nga “Sinovak”.
FLORIJE BELULI KAMBERI
