Ministria e Ekonomisë, thirrje publike për vauçer për turizëm
Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrje publike....

Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrje publike për zbatimin e masës – pushim i organizuar i punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore e të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000 denarësh.
Kjo masë është pjesë e Programit për turizëm vendor për punëtorë me të ardhura të ulëta 2021 dhe parashikon lëshimin e kuponëve të turizmit në vlerë prej 12,000 denarëve për persona me të ardhura të ulëta për t’i përdorur ato në objektet e kategorizuara hotelierike për akomodim, të vendosura në qendrat turistike në vend që më parë janë raportuar në Ministrinë e Ekonomisë.
Sipas thirrjes publike në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë këtë vit, për zbatimin e kësaj mase janë paraparë 15 milion denarë.
Thirrja publike do të zgjasë deri më 30 qershor dhe deri në këtë afat të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet, do të thotë që nuk kanë të ardhura më të larta se 30,000 denarë do të mund të aplikojnë dhe të marrin kupon, të cilin mund ta përdorin më së voni deri më 30 nëntor 2021.
Nga Ministria e Ekonomisë thonë se kjo masë ka për qëllim që t’u mundësojë familjeve me të ardhura të ulëta, me mbështetjen e shtetit, të ushtrojnë të drejtën e tyre për pushim vjetor dhe njëkohësisht, të mbështes hotelierët dhe gastronomet që të punojnë me kapacitet të plotë jashtë sezonit turistik, me të cilin stimulohet zhvillimi i turizmit vendor.
Vërtetimi për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara lëshohet mbi parimin e “I pari i ardhur, i pari i shërbyer”.
