Katër të vdekur në Kanada, goditet me kamionetë një familje myslimane
Drejtuesi i një kamionete në Kanada....

Drejtuesi i një kamionete në Kanada, ka përplasur pesë këmbësorë, katër prej të cilëve kanë vdekur.
Ai i goditi viktimat sepse ishin myslimanë, tha policia kanadeze. “Ka prova që tregojnë se ky ishte një akt i planifikuar, i paramenduar dhe se familja u vu në shënjestër për shkak të besimit mysliman”, tha detektivi Paul Ëaight.
Sulmi ndodhi të dielën në qytetin e Londrës të provincës Ontario. Një djalë i moshës nëntë vjeç - i mbijetuari i vetëm i familjes - ndodhet në spital me lëndime të rënda. Viktimat ishin dy gra - të moshës 74 dhe 44 vjeçe - një burrë 46 vjeç dhe një vajzë 15 vjeçe, emrat e të cilëve nuk u publikuan me kërkesë të familjes. Policia e identifikoi sulmuesin e dyshuar si Nathanial Veltman, 20 vjeç.
Nuk dihet nëse i dyshuari ka lidhje me ndonjë grup, tha policia, e cila po shqyrton akuzat e mundshme për terrorizëm.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, shkroi në Tëitter se është “tmerruar” nga lajmi. Sulmi është më i rëndi kundër myslimanëve në Kanada qëkur gjashtë vetë u vranë në një xhami të qytetit Kuebek, në vitin 2017.
