Qeveria, prej një tetorit dita e diel shpallet ditë jopune
Nga një tetori, dita e diel do të jetë ditë jopune...

Nga një tetori, dita e diel do të jetë ditë jopune. Do të punojnë vetëm sektorët ku procesi i punës është i patjetërsueshëm, ndërsa puntorët në atë rast do të marrin për 50% mëditje më të lartë dhe ditë të lirë gjatë javës.
“Punëdhënësit që do të punojnë të dielen duhet ta njoftojnë Inspektoratin e Punës, si organ kopetent për kontroll të implementimit të ligjit. Punëdhënësit të cilët do ta shkelin ligjin do t’u ndalohet puna për 15 ditë dhe do t’u shqiptohet gjobë. Nëse e përsërit shkeljen brenda një viti, ndalesa për punë do të jetë 30 ditë.”,- tha Jagoda Shahpaska nga MPPS.
Shitoret e pijeve dhe duhanit dhe kiosqet në qendrat tregtare do të mund të punojnë vetëm në një ndërrim edhe atë nga ora 10 deri në orën 18. Ato do të mund të punojnë edhe gjatë garave sportive, panaire, festivale e të ngjashme.
Vendimi i qeverisë që e diela të jetë ditë jopune ka për qëllim barazpeshën mes jetës private dhe profesionale, ndërsa vlerësohet se kjo do të rrisë efikasitetin dhe motivin për punë të punëtorëve. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
