Maqedoni

USHT, zgjedh kryetarin e Parlamentit Studentor

01.12.2014 15:10

Adrian Bilalli dhe Nderim Limani, janë dy kandidatët të cilët garojnë sot për të marrë postin e kryetarit të Parlamentit Studentor në Universitetin Shtetëror të Tetovës...

Procesi i votimit ka filluar në ora 9 dhe do të zgjatë deri në orën 17, ndërsa të drejtë vote kanë të gjithë studentët e USHT-së.
 
Anëtarja e Komisionit Zgjedhor, Fjola Telaja, për TVM2 thotë se:
“E mira është që edhe në fakultetet e disperzuara kemi hapur pika votimi, këto kanë qenë shanse të vogla, por prapë se prapë u arrit. Deri më tani votimi shkoi në rregull, por presim që të rritet numri edhe më shumë”.
 
SANIJE KASAMI