Qeveri, u miratua rebalanci i buxhetit
Qeveria ka miratuar rebalancin e buxhetit....

Qeveria ka miratuar rebalancin e buxhetit me të cilin, siç thekson kryeministri, Zoran Zaev, synohet rritje ekonomike, ndërsa rriten mjetet për projektet kapitale, për 21.3 për qind.
Një shumë e madhe e mjeteve të shkurtuara do të dedikohen në sferën e gazifikimit, energjetikës, infrastrukturën, shëndetësi dhe në ringjalljen sa më të shpejtë të turizmit. Edhe për kundër rebalancit, përllogaritjet e Qeverisë për bruto prodhimin vendor mbesin në 4,1 për qind sa ishin paraparë në fillim të vitit.
“Pas rënies që kishim në vitin 2020, ekonomia e vendit mbetet stabile dhe po shkon drejt rritjes. Projeksionet e Qeverisë për rritje të ekonomisë ngelin në 4,1 për qind edhe me rebalancin e buxhetit. Investimet do të kenë rol kryesor në intensifikimin gradual të ekonomisë. Rritja reale e investimeve bruto është projektuar në 8 për qind në fillim të vitit 2021. Është realizuar një ridizajnim i harxhimeve për pjesëmarrje më të madhe të harxhimeve të përgjithshme.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Kryeministri thotë se ky shkurtim i buxhetit është i shëndoshë, sepse ka për qëllim ruajtjen e vendeve të punës dhe ruajtjen e likuiditetit të ekonomisë, ndërsa deficiti buxhetor është më i lartë për 185 milion euro, apo 6,5 për qind nga BPV. Rebalancin e arsyetoi edhe ministri i financave, Fatmir Besimi.
“Ky rishikim i buxhetit iniciohet nga tri arsye, edhe atë: përshtatja në anën e të hyrave ku nga fillimi i vitit vërejtëm një arkëtim më të mirë sesa kishim pritur; Së dyti, sigurimi i mjeteve shtesë për masat e përkrahjes ekonomike, rritjen e nevojave për shëndetësi, vaksina, mjete për bujqësi, për përkrahjen e kategorive sociale; E treta, parashihen më shumë mjete për investime, përkatësisht për investimet kapitale edhe atë për 29,6 për qind më shumë se buxheti fillestarë i miratuar.”,- theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Zyrtarët qeveritarë potencojnë se edhe me këtë rebalanc fokusi mbetet tek pakot sociale dhe ndihma tek kompanitë e vogla dhe të mesme, ndërsa administrata do të marrin edhe K-15, ndërsa stimuli fiskal duhet të vazhdohet deri në ringjalljen e ekonomisë. (Fitim Kryeziu, TVM2)
