Maqedoni

Parashikimi i motit

09.06.2021 09:06

Moti për sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit...

Moti për sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit. Rreth mesditës dhe pasdites moti do të jetë jostabil me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri 15 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 23 deri 30 gradë celcius.
 
Në Shkup, moti do të jetë i ngjajshëm. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 28 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe jo stabil. Në disa vende do të ketë reshje të shiut, të shoqëruara me bubullima.