Nesër mblidhet Komisioni i Apelit, vendos për ndeshjen Sërbi-Shqipëri
Komisioni i Apelit i UEFA-s do të mblidhet të martën për të gjykuar ankimimin e Shqipërisë dhe Serbisë për takmimin e 14 Tetorit në Beograd...

Të dy palët nuk janë dakord me atë që vendosi Komisioni i Disiplinës më 24 Tetor ku Shqipëria e humbi ndeshjen në tavolinë dhe më pas Serbisë iu zbritën 3 pikë nga klasifikimi.
Ky vendim u shoqërua me protesta në shumë qytete të Europës deri para selisë së UEFA-s në Nion.
Në këtë stad të drejtësisë sportive ka më shumë mundësi që ta zhvillojë beteja juridike më të detajuar ku palët shfaqin prova shtesë.
Qëllimi i FSHF-së është marrja e 3 pikëve në tavolinë duke u mbështetur në dhunën dhe racizimin ndaj Kombëtares Shqiptare nga një stadium i tërë.
Pala serbe i mbështet argumentat e saj te droni me hartën e Shqipërisë etnike dhe mosdalja në fushë e ekipit kundërshtar.
Ndeshja Serbi – Shqipëri u ndërpre para se pjesa e parë të përfundonte për shkak të trazirave.
Kjo situatë shtrëngoi Kuqezinjtë të mos dilnin më në fushë, pasi ishin të pamundur fizikisht dhe psikologjikisht për të vijuar takimin.
Kjo përballje ishte vlerësuar i një rreziku të lartë dhe për këtë shkak nuk u lejuan tifozët shqiptarë të ishin të pranishëm në stadium.
Federata Shqiptare e Futbollit ka deklaruar se do ta çojë çështjen deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë nëse do të jetë e nevojshme.
