Maqedoni
MPB - Shkup: 2 të vdekur e 7 të lënduar në aksident trafiku
09.06.2021 10:55
Dy persona kanë humbur jetën ndërsa 7 të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë rrugor...

Dy persona kanë humbur jetën ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23 në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup.
Në aksident janë përfshirë 5 automjete, ndërsa kanë mbetur të vdekur vozitësi i automjetit “Folsfagen” Pasat me iniciale R. A. nga Studeniçani dhe vozitësi i automjetit “Mercedes” me iniciale H. S. nga Shkupi. Po ashtu janë lënduar edhe 7 persona, tre prej të cilëve të moshës së mitur.
Siç ka bërë të ditur policia, pasi i është dhënë ndihmë mjekësore shoferit të automjetit “Hjundai Aksent” nga Batinca me iniciale O. A., i njëjti është arrestuar.
