Maqedoni
Rama në Sofje: Bllokimi i RMV-së pengesë edhe për Shqipërinë
09.06.2021 11:16
Kryemisnitri Shqiptar Edi Rama, ndodhet për vizitë në Sofje...

Kryemisnitri Shqiptar Edi Rama, ndodhet për vizitë në Sofje, në përpjrkje për të bindur Sofjen zyrtare për të hequr dorë nga bllokimi i conferences së pare ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut e për pasojë edhe me shqipërinë. Rama ka realizuar një mëngjes pune me Presidentin, Rumen Radev, ndërsa është pritur edhe nga Kryeministri i Bullgarisë Stefan Janev. Rama ka theksuar nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri.
“Duhet ta zgjidhin këtë, besoj fort që kjo është diçka duhet të zgjidhet mes dy vendeve dhe mes popujve dhe udhëheqësve të dy vendeve. Të tjerët mund të ndihmojnë, por nuk mund të bëjnë apo zëvendësojnë atë që duhet të bëjnë dy palët dhe shpresoj që kjo të ndodhi shpejt”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.
Janev: Të gjejmë rrugën e dialogurt me RMV-në
Por kryemisnitri Bullgar ka theksuar se vendi i tij e mbështet fillimin e bisedimeve me Shqipërinë, ndërsa sa i përket Maqednonisë së Veriut ai tha se duhet të gjejnë një zgjidhje në dialog.
“Nuk duhet të krijohet ideja që Bullgaria po bën diçka që bllokon. Rruga evropiane si për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë ne e mbështesim. Çështjet tona të dyanshme mund të zgjidhen me bisedime dypalëshe, ndërhyrje të jashtme nuk janë të mira. Ne duhet të gjejmë rrugën e dialogut dhe konstruktivizmit”, deklaroi z. Janev.
