Maqedoni

Oda e Pavarur e Hotelierëve: Qeveria nuk mbajti premtimin për gastronominë

09.06.2021 11:34

Oda e Pavarur e Hotelierëve është e pa kënaqur nga vendimi i djeshëm i qeverisë për t’u ndarë 2204 ndërmarrjeve hotelierike 5.77 milion...

Oda e Pavarur e Hotelierëve është e pa kënaqur nga vendimi i djeshëm i qeverisë për t’u ndarë 2204 ndërmarrjeve hotelierike 5.77 milion euro në kuadër të masave anti-kovid për tre javë mos-funksionimi gjatë prillit.
 
Sipas Odës së Hotelierëve, qeveria ka bllokuar më shumë se 4.000 objekte hotelierike me mbi 10.000 punonjës. Nga Oda thonë se njoftimi fillestar brenda paketës së gjashtë të masave ekonomike ishte që të mbulonte 6.000 objekte hotelierike me mbi 17.000 të punësuar dhe pagesa të një totali prej 9.9 milion euro si kompensim për humbjet dhe dëmet për periudhën kur ato u mbyllën. Siç thonë nga atje, kjo do të thotë që dy të tretat e objekteve hotelierike morën një dush të ftohtë dhe mbetën me fatura boshe nga ndihma e pritshme financiare e pakthyeshme dhe mbështetja për kompensimin dhe humbjet që kishin për shkak të ndalimit të punës me mysafirë nga 6 deri 27 Prill.
 
“Qeveria dështoi t’i mbajë premtimet dhe njoftimet e saj dhe mori vendim për të paguar vetëm 2204 nga pothuajse 6500 kompani në industrinë e hotelierisë, të cilat u mbyllën me një vendim në periudhën prej 6 deri më 27 prill, dhe do tu paguaj shuma në vlerë prej 5.77 milion euro”, thonë nga Oda e pavarur e hotelierëve.