Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: Janë aplikuar mbi 410 mijë vaksina anti Kovid

09.06.2021 11:57

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se deri tani në vend janë aplikuar gjithsej 410 mijë e 711 vaksina...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se deri tani në vend janë aplikuar gjithsej 410 mijë e 711 vaksina, ndërsa dozën e dytë të vaksinës e kanë pranuar 159 mijë e 898 qytetarë.
 
Vetëm gjatë ditës së djeshme, vaksinën anti kovid e kanë marrë 10 mijë e 556 qytetarë, prej tyre, dozën e parë e kanë pranuar 1455 qytetarë. “Me numrat e fundit, 48% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, 42% e popullsisë mbi 65 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë dhe 35% e popullsisë mbi 60 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së shëndetësisë.
 
Vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut është duke u realizuar në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup dhe në sallat e sportit në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep. Deri tani, interesim për t’u vaksinuar kanë treguar 444 mijë e 898 qytetarë. Ditëve të fundit gje ndja me pandeminë në vend është stabilizuar ndjeshëm duke bërë që në nivel vendi të ketë rreth 450 raste aktive.