Botë
Biden sot udhëton për vizitë në Evropë
09.06.2021 12:26
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të AMrikës, Joe Biden, sot fillon vizitën zyrtare tetë ditore në Evropë....

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të AMrikës, Joe Biden, sot fillon vizitën zyrtare tetë ditore në Evropë. Ai fillimisht do të ndalet në Britaninë e Madhe. Një ndër takimet më të rëndësishme do të jetë ai me presidentin rus, Vladimir Putin, më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës, që do të jetë edhe takimi i parë mes dy presidentëve.
Ky udhëtim paraqet test për aftësinë e presidentit amerikan që t’i menaxhojë dhe riparojë raportet me aleatët e rëndësishëm, të cilët ishin të zemëruar me ish-presidentin Trump për shkak të taksave tregtare dhe tërheqjes nga traktatet ndërkombëtare.
“A do ta dëshmojnë kapacitetin e tyre kundër kërcënimeve dhe armiqve të ditëve të sotme aleancat dhe institucionet demokratike që e formësuan aq shumë shekullin e kaluar? Unë beson që përgjigjja është po. Këtë javë në Evropë, ne e kemi mundësitë për ta dëshmuar këtë”, shkroi presidenti Biden në një artikull të publikuar në të përditshmen e njohur amerikane, “Washington Post”.
