Botë

Zhduket një aeroplan ushtarak i Bullgarisë

09.06.2021 12:57

Bullgaria ka njoftuar se një nga aeroplanët e saj ushtarak MiG-29 ka humbur.....

Bullgaria ka njoftuar se një nga aeroplanët e saj ushtarak MiG-29 ka humbur komunikimin dhe është zhdukur nga radarët gjatë stërvitjeve ushtarake mbi Detin e Zi.
 
Ministria e Mbrojtjes tha se stërvitjet “Shabla 21” janë pezulluar dhe se menjëherë ka filluar një operacion i kërkim-shpëtimit.
 
Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Georgi Panajotov dhe Shefi i Mbrojtjes, Emil Eftimov janë nisur për në zonën ku ka ndodhur incidenti.
 
Shkaku i zhdukjes së aeroplanit nuk dihet.
 
Kryeministri në detyrë, Stefan Yanev i tha kanalit televiziv BTV se piloti i avionit nuk raportoi ndonjë problem para se aeroplani të zhdukej nga radari.
 
Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian./Top Channel