Maqedoni
Aksidenti me pasojë dy viktima, u arrestua shoferi që shkaktoi përplasjen
09.06.2021 13:34
Policia arrestoi 25 vjeçarin O. A. nga Batinca, shoferin e veturës "Hyundai", që dyshohet se inicioi aksidentin

Policia arrestoi 25 vjeçarin O. A. nga Batinca, shoferin e veturës "Hyundai", që dyshohet se inicioi aksidentin tragjik të pesë automjeteve mbrëmë rreth orës 23:05 në Shkup, që rezultoi me vdekjen e dy personave e lëndimin e 7 të tjerëve, mes tyre edhe një i mitur.
Në aksident mbeti i lënduar edhe 25 vjeçari që u shoqërua në polici pasi mori ndihmën e parë mjekësore. Jetën në vend e humbën 50 vjeçari R. A. nga Studeniçani dhe 28 vjeçari H. S. nga Shkupi, të dy drejtues të automjeteve të para që u përfshinë në aksidentin zinxhiror. Në kaminën e parë të aksidentuar u lënduan më rëndë edhe një fëmijë i mitur dhe dy persona 23 dhe 49 vjeç, ndërsa dy të mitur të tjerë morën lëndime më të lehta.
