Maqedoni

Termocentrali në Osllome, ASh: Nuk vihen filtra, Kërçova po helmohet

09.06.2021 14:32

Kërçova, ashtu si në të kaluarën, edhe sot, po rrezikohet për çdo ditë nga mundësia për epidemi të reja vdekjeprurëse...

Kërçova, ashtu si në të kaluarën, edhe sot, po rrezikohet për çdo ditë nga mundësia për epidemi të reja vdekjeprurëse, nga politikat e gabuara të pushteteve të njëpasnjëshme të BDI-së herë në bashkëqeverisje me VMRO-në e herë me LSDM-në, tha Abdulla Sejdini - kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kërçovë, gjatë konferencës së sotme me gazetarët.
 
“Termocentrali në Osllome vazhdon të helmojë banorët e Kërçovës, për shkak të neglizhencës së institucioneve që ende as nuk mendojnë të vendosin filtra. Përveç kësaj, hapësira në rrethinat e Elektranës shpesh here shndërrohet në deponi ilegale që kundërmon gjithë rajonin dhe bëhet çerdhe e rreziqeve të ndryshme për shëndetin e banorëve të Kërçovës. Ju bëjmë thirrje zyrtarëve aktual që të kthejnë sytë nga Kërçova, të cilën ditëve të fundit e përmendin në vazhdimësi për përfitime partiake afatshkurtra.”,- tha kryetari i ASh-së në Kërçovë, Abdulla Sejdini.
 
SHABAN DALIPI