Ekonomi
Në tremujorin e tretë të vitit 6.973 vende të lira pune
01.12.2014 15:50
Në tremujorin e tretë të vitit në Maqedoni ka gjithsej 6.973 vende të lira pune, nga të cilat më së shumti ose 2.533 janë në sektorin e industrisë përpunuese...

Në tremujorin e tretë të vitit në Maqedoni ka gjithsej 6.973 vende të lira pune, nga të cilat më së shumti ose 2.533 janë në sektorin e industrisë përpunuese pas së cilës pason tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve motorrike dhe motoçikleta me 1.135 dhe transport dhe deponim me 885 vende të lira pune.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, më së paku vende të lira pune, vetëm pesë, në tremujorin e tretë nga viti 2014 ka në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim.
Më shumë vende të lira pune 2.278 janë në subjektet afariste me numër të të punësuarve prej 10 deri në 49, pas së cilës pasojnë subjektet me 50 deri në 249 të punsuar ku ka 2.060 vende të lira pune, në kompanitë me 3 deri në 9 të punësuar janë të lira 1.347, ndërsa në ato me mbi 250 të punësuar 1.289 vende pune.
Nga vendet e lira të punës më së shumti ose 2.879 janë në rajonin e Shkupit, pas së cilit pasojnë rajoni i Pollogut me 956 dhe i Vardarit me 710 vende të lira pune.
Më së tepërmi kërkohen punëtorë në veprimtari shërbyese dhe shitje 1.871, ndërsa më pak vetëm 35 në sektorin punëtorë në bujqësi, pylltari, peshkim dhe gjueti./MIA