Ekonomi

Ekonomia pas pandemisë, punëdhënësit: Nevojitet kompromis

09.06.2021 16:03

Ekonomia e shkatërruar nga kriza, mijëra vende pune të humbura dhe paparashikueshmëri e madhe...

Ekonomia e shkatërruar nga kriza, mijëra vende pune të humbura dhe paparashikueshmëri e madhe. Por, çfarë pas pandemisë? Punëdhënësit presin kompromis nga ana e qeverisë lidhur me kërkesat e tyre. Nga Organizata e Punëdhënësve theksojnë se është i nevojshëm fuqizimi i dialogut social. 
 
“Përparimi i kulturës sipërmarrëse, rritja e imazhit të punëdhënësve, si dhe punë e vazhdueshme në përparimin e dialogut social janë gjërat për të cilat vazhdimisht duhet të punohet në shtet për t’u mundësuar rritje ekonomike.”,- theksoi Angell Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve.
 
Zaev: Ndihma e kompanive vendore, prioritet i Qeverisë
 
Kryeministri, Zoran Zaev, thekson se ekonomia do të rimëkëmbet shpejt dhe  qeveria që udhëheq ai do të përqendrohet në thithjen e investimeve të huaja dhe vendore, zhvillimin e sipërmarrësisë dhe orientimin e kompanive për të eksportuar. 
 
“Po e kemi të rëndësishme tërheqjen e investimeve të huaja, por përkushtimin maksimal, para së gjithash do ta japim për kapacitetet prodhuese vendore dhe në përgjithësi të subjekteve vendore për shkak se ai është një potencial i përhershëm që mbetet në shtëpi.”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
 
Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpanska, gjatë debatit shprehu kënaqësinë që më në fund dita e diel do të paguhet si ditë jo pune. Ky vendim u përshëndet edhe nga ana e sindikatave. 
 
ERSAN PAJAZITI