Maqedoni

Ohër, filloi prishja e objekteve përreth liqenit

09.06.2021 16:15

Në Ohër filloi prishja e objekteve përreth liqenit, nën praninë e madhe të policisë....

Në Ohër filloi prishja e objekteve përreth liqenit, nën praninë e madhe të policisë. Përfaqësuesit ligjorë të koncesionerëve akuzojnë se kjo është procedurë e paligjshme. Ata thonë se ka shkelje të rëndë të ligjit, ofertat publike ende nuk ka mbaruar për faj të qeverisjes lokale dhe nuk kanë vendim për të prishur objektet e ndërtuara. 
 
"Ne besojmë se ka tejkalim serioz të qeverisjes lokale për të vendosur jashtë rregulloreve ligjore kryesisht menaxhimin e  bregut të liqenit  në këtë mënyrë. Energjia elektrike është shkëputur në mënyrë të paligjshme, ndërtesa nuk funksionon. Padyshim që kemi vullnet të mirë nga ana e pronarëve për të vepruar në përputhje me udhëzimet e komunës të imponuara nga UNESCO, por ne konsiderojmë se ështē një përdorim i tepruar i forcës.",- tha Mihail Kiçeec - avokat i “Cuba Libre”.
 
Objektet pa leje në plazhet në Ohër, Komuna: Të gjitha do të prishen, pa selektim
 
Pronarët e objekteve kërkojnë që  komuna të shtyjë procesin e largimit edhe një sezon. Dëmet janë të mëdha, shumë vende pune do të humbasin, gjë që do të sjellë pasoja edhe për turizmin thonë ata. Nga komuna thonë se aksioni do të vazhdojë edhe në plazhet Kadmo dhe Bela Vista, e më pas tek vendbanimi Kaneo. 
 
"Objektet hotelierike që veprojnë në këto plazhe, duhet të ndalojnë kryerjen e aktiviteteve hotelierike jashtë procedurave ligjore dhe të fillojnë mbylljen e ambienteve. Mbetemi të përkushtuar për të përmbushur rekomandimet e UNESCO-s dhe dispozitat e planit Botëror të Menaxhimit të Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të rajonit të Ohrit. Të gjitha ndërtimet e paligjshme që paraqesin rrezik për rajonin dhe janë në kundërshtim me regjimet e mbrojtjes,  do të hiqen dhe nuk do të ketë asnjë selektivitet në procedurë. Askush nuk duhet të jetē mbi ligjet dhe interesat e Ohrit.",- u tha nga komuna.
 
Koncesionerët e plazheve kanë paraqitur ankesa tek instancat kompetente.
 
ILMIE ZHAKU