Kulturë
Nis në Tetovë Festivali i Filmit “Wathc Out”, 25 filma në garë, asnjë përkrahje institucionale
09.06.2021 16:42
Qendra “Loja” për të nëntin vit me radhë organizon Festivalin e filmit “Watch Out” në Tetovë...

Qendra “Loja” për të nëntin vit me radhë organizon Festivalin e filmit “Watch Out” në Tetovë me filmat e metrazhit të shkurtër dhe të gjatë. Organizatorët e këtij festivali theksuan se edhe përkundër pandemisë në këtë festival me filma kanë aplikuar 185 filma të kategorive të ndryshme nga 33 shtetet e botës. Ndërsa këtë edicion të filmit do të prezantohen vetëm 25 filma të metrazheve të ndryshme që janë përzgjedhur nga juria e këtij festivali.
“Për edicionin e nëntë ne kemi pasur 185 aplikacione, kanë ardhur nga 33 shtete dhe pesë kontinente. Nga këto 185 filma janë grumbulluar një grup nga “Loja” filmdashës, kanë ardhur i kanë shikuar filmat dhe i kanë votuar. Nga 185 filma, kemi arritur në 25 filma ku ia kemi dorëzuar jurisë profesionale dhe të njëjtët i kanë vlerësuar dhe u kemi ndarë çmime.”,- theksoi Luiz Qendra “Loja”.
Ky festival edhe ketë radhë nuk ka përkrahje të institucioneve lokale dhe qendrore. Organizatorët e Festivalit “Watch Out” bëjnë thirrje për bashkëpunim mes institucioneve dhe organizatave joqeveritare.
“Është hera e nënë të cilin festival e zhvillojmë kryesisht nga jashtë, nga Instituti “Gëte”, pa as një ndihmesë as nga institucionet lokale, as nga ato shtetërore. Dhe ne bëjmë thirrje që të rritet bashkëpunimi pasi ka publik, ka interes dhe pse jo të jetë një shtytje për qytetin.”,- theksoi Bujar Luma nga Qendra “Loja”.
Festivalit të filmit “Watch Out” do zgjasë deri më 12 qershor.
VISAR SADIKI
