Maqedoni

VMRO-DPMNE: Nuk lejojmë partizim të Gjykatës Kushtetuese

09.06.2021 16:59

VMRO-DPMNE dhe koalicioni kanë njoftuar faktorin ndërkombëtarë në vend...

VMRO-DPMNE dhe koalicioni kanë njoftuar faktorin ndërkombëtarë në vend, se dy kandidatët e mundshëm për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Cvetanka Ivanova dhe avokatin, Vasko Tlevski, nga Manastiri, janë anëtarë aktiv të LSDM-së dhe në bazë të Kushtetutës nuk mund të kryejnë funksionin e Gjykatësit Kushtetues. Sipas opozitës, Ivanova nuk e plotëson as kriterin për jurist i shquar, ajo nuk ka punime shkencore apo çfarëdo lloj praktike në organet gjyqësore. Për shkak të partizimit të shumë institucioneve, RMV gjendet në vendin e 111 për sa i përket korrupsionit dhe nuk guxojmë të lejojmë partizim edhe të Gjykatës Kushtetuese, thonë nga VMRO DPMNE.
 
“Shkelin nenin 111 nga Kushtetuta e Maqedonisë nëse propozohen apo zgjidhen gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Neni 111 është shumë i qartë dhe thotë se funksioni gjykatës në Gjykatën Kushtetuese nuk është në pajtueshmëri me anëtarësim në parti politike. Ndërsa zonja Ivanova dhe zotëri Talevski nga Manastiri më së shumti që kanë bërë, është se janë dëshmuar me anëtarësinë e tyre në LDSM. Kjo do të paraqesë jo vetëm partizim, por edhe Zaevizëm të Gjykatës Kushtetuese.”,- tha Antonio Milloshovski nga LSDM.
 
Gjykatën kushtetuese e përbëjnë 9 gjykatës me mandat prej 9 viteve dhe të njëjtit i zgjedh Kuvendi.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI