Dekreti i Bidenit, Zaev: Porosi ryshfetmarrësve të vlerave demokratike

09.06.2021 17:42

Vetë kreu i ekzekutivit e cilëson dekretin e presidentit amerikan....

Vetë kreu i ekzekutivit e cilëson dekretin e presidentit amerikan si dëshminë më të madhe për vlerat në të cilat është i përkushtuar ekzekutivi që drejton dhe një porosi e fuqishme ndaj atyre që i cilësoi si ryshfetmarrës të vlerave demokratike.

“Nuk është vetëm ndërtimi i fqinjësisë së mirë arritja e paqes, stabiliteti rajonit, por  të gjitha marrëveshjet që kemi bërë brenda vendit, marrëveshje të ndryshme, si etnike, po ashtu dhe me vende të tjera, si Bullgaria dhe Greqia, edhe më parë Marrëveshjen e Ohrit, njëkohësisht dhe vlerat që tani luftojmë t’i arrijmë. Kur SHBA-të - vendi me demokracinë më të përkryer, dërgon një mesazh inkurajimi, por edhe një motiv shtesë që ne jemi në rrugën e duhur, se është rruga përgjatë së cilës e gjithë bota demokratike pret të zhvillohet dhe hapat drejt së ardhmes së vendit tonë demokratik - Republikës. Në rrethana të tilla është me të vërtetë një mesazh drejtuar një bande mohuesish, bande ryshfeti, një mesazh që marrëveshjet janë diçka shumë serioze që dikush të bëjë politikë në rrethana të tilla. Biden i kushtoi rëndësi Ballkanit Perëndimor dhe vlerave që i përkushtohet qeverisë sonë, po ashtu iu dërgoi porosi ryshfetmarrësve të vlerave demokratike.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.