Botë

I ftohti në Poloni merr tetë viktimat e parë

01.12.2014 16:03

Gjatë fundjavës së kaluar në Poloni si pasojë e ngricave kanë vdekur tetë persona, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, cituar nga TASS...

"Pavarësisht se i ftohti akoma nuk është aq i fuqishëm, vetëm gjatë dy ditëve të fundit nga ngicat në Poloni kanë vdekur tetë persona, prej të cilëve pesë të shtunën", theksoi Ministria.
 
Policia ju bën thirrje njerëzve të mos i anashkalojnë personat e pastrehë në rrugë dhe t'u kushtojë vëmendje të rriturve, të cilët zakonisht janë viktima të temperaturave të ulëta.
 
Për dërgimin e informacioneve të shpejta deri te shërbimet përkatëse janë numrat special të telefonit.
 
Më 29 dhe 30 nëntor temperatura mesatare në Poloni ishte rreth minus pesë gradë, ndërsa gjatë natës ato janë ulur deri në minus 10 gradë./MIA