VMRO-DPMNE vazhdon protestat, akuzon qeverinë për bisedime sekrete me Sofjen

09.06.2021 18:20

Edhe përkundër reshjeve intensive të shiut....

Edhe përkundër reshjeve intensive të shiut, në ditën e dytë VMRO-DPMNE vazhdoi me bllokimin e udhëkryqeve në kryeqytet dhe protesta në 10 qytete të vendit. Opozita përsëriti kërkesën që Qeveria patjetër duhet të bëjë publike negociatat me Bullgarinë, pasi në të kundërtën bllokimi i rrugëve do të vazhdojë.

“Është e qartë se Zaev ka gënjyer, Marrëveshja me Bullgarinë nuk i zgjidhi problemet, por krijoi probleme të reja dhe tani Maqedonisë i kërkohet të bëjë lëshime të reja dhe për këtë arsye ne besojmë se nuk duhet t'i fshihet opinionit ajo për të cilin po negociohet, por t’i tregojnë mediave dhe qytetarëve cilat janë anekset që Sofja insiston të jenë pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë me BE-në.”,- tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Qëndrimet e ministrit Osmani se MPJ është e hapur dhe mund t’i drejtohet kushdo qoftë dhe të informohet rreth këtyre negociatave, Milloshovski iu kundërpërgjigj duke i kujtuar se ai  dhe ministrat tjerë të zgjedhur nga qytetarët janë të obliguar të raportojnë para deputetëve. (Zekirja Mexhiti, TVM2)