Ekspozitë nga sfera e grafikës digjitale, autori Valmir Aziri shpreh mesazhin e shpresës
Ekspozita me moton dridhjet shpirterore te digjitalizuara nga artisti, Valmir Aziri....

Ekspozita me moton dridhjet shpirterore te digjitalizuara nga artisti, Valmir Aziri, e punuar ne fushen e grafikes digjitale me nje cikel prej tridhjete veprash, ilustron te vertetat universale mbi jeten njerezore.
Kompozicionet jane rezultat i kombinimit te figuracionit, gjeometrise dhe imazheve digjitale, ndersa motiv i autorit eshte mesazhi qe shprehet permes poezise, fjaleve te urta dhe shpreses ne kohe te pandemise.
“Per te bere hapat e pare per te paraqitur ne njefare forme edhe depresionin kolektiv qe na filloi ne kohe te pandemise dhe une besoj qe me mesazhet e shpreses, qe kam dhene ne shumicen e punimeve besoj qe ne do te arrijme te tejkalojme kete te keqe te madhe qe kaploi boten dhe te shohim me sy te shpreses te ardhmen qe po vjen” – tha artisti, Valmir Aziri.
Vleresim per punen e artistit, Valmir Aziri, shprehen edhe personalitete nga jeta politike dhe shoqerore ne vend.
“Keto vepra ketu po na mundesojne te kapim realitetin sepse jeta nuk eshte vetem perditshmeria qe jemi mesuar me te mirat dhe te keqiat, por mbi te gjitha dhe çdonjeri nga ne bart ne vete diçka, perveç gezimit edhe brengen, dhe ate nuk mund ta tejkalojme nese nuk jemi me njeri tjetrin” – u shpreh Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.
“Valmirin e njoh nga nja spekter tjeter i jetes, ai i veprimtarise kombetare dhe politike dhe aty e njoha si shume ekspresiv ne pune, shume kembengules dhe insistues ne qellimet e veta dhe pjesa e karakterit te tij te vertete qenka e inspiruar edhe nga veprat arstistike” – deklaroi zv.Kryeministri, Artan Grubi.
“Shoh se veprat tua jane kreative dhe uroj qe keto vepra te te sjellin satisfakcion te madh dhe nese arti paraqet ushqim shpirteror, te falemenderoje per kete tryeze te pasur.” – u shpreh Ministrja e Kulturës, Irena Stefkovska.
“Valmiri nuk e braktis realitetin, por perkundrazi e thekson ate ne formen e mesazheve apo fjaleve te urta qe vizuelizojne permes tipografive, simboleve, kaligrafive, formave, ngjyrave dhe shenjave te perdorura” – theksoi historiania e artit, Jelldëz Asani.
Ekspozita e sontme eshte e treta me rradhe e autorit Valmir Aziri, i cili promovon edhe grafiken digjitale ne skenen e artit shqiptar. (Flutura Latifi, TVM2)
