Rasti “Talir”, VMRO-DPMNE gjobitet me 3 mijë euro

09.06.2021 19:04

Përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së në rastin “Talir”....

Përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së në rastin “Talir” beson se gjykimi nuk duhet të vazhdojë sepse mandati i njërit prej gjyqtarëve porot tashmë ka përfunduar pasi i njëjti është 60 vjeç, duke përmbushur kështu kushtin për t’u larguar nga ai vend pune.

Pavarësisht kësaj, nga  partia thotë se gjykata penale nuk kërkoi shkarkimin e të njëjtit. Ata besojnë se gjykata veproi me urdhër të qeverisë.

Paralajmërimi se “Talir’ nuk duhet të vazhdojë për shkak të skadimit të mandatit të një porote, Arsovski e potencoi para fillimit të seancës dhe u largua nga salla e gjyqit. Për shkak të largimit demonstrativ, gjykatësi Osman Shabani gjobiti partinë me 3,000 euro dhe vendosi që seanca të mbahet muajin tjetër. 

“Është e qartë se Ivan Xholev dëgjon urdhrat e Zoran Zaev për të bërë më shumë presion mbi VMRO-DPMNE-në përmes këtyre gjykimeve. Qëllimi kryesor i këtij presioni është ngrirja e pronës së partisë. Siç e dini, zgjedhjet lokale po vijnë, gjë që për Zoran Zaevin  është e rëndësishme që VMRO-DPMNE të jetë me duar të lidhura  për sa i përket burimeve.",- tha përfaqësuesi i VMRO-DPMNE–së, Dimçe Arsovski.

Gjykata konfirmon se e kanë informuar Këshillin Gjyqësor, por nuk kërkuan shkarkimin e anëtarit të jurisë, sepse personat deri në 64 vjeç konsiderohen të  aftë për të punuar.

Në seancën e fundit, me kërkesë të Gjykatës Penale, mandati për anëtarët e tjerë porotë është ndërprerë por jo dhe mandate i porotëve për rastin “Talir”. Sipas Ligjit për Procedurën Penale, nëse një anëtar gjyqtar porot i mbaron mandati dhe ai mandat zëvendësohet e një tjetër, atëherë gjykimi fillon nga fillimi.

Një problem i ngjashëm ka lindur më parë në çështjen “TNT”.

Gjykata nuk kërkoi ndërprerjen e mandatit për shkak të mbushjes 60 vjeç,  por vetë gjyqtari dha dorëheqjen. (Gazmend Rexhepi, TVM2)