Maqedoni

Parashikimi i motit

10.06.2021 10:16

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm dhe me diell. Pasdite në shumë vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. 
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri 15 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 22 deri 30 gradë celcius.
 
Në Shkup moti do jetë ngjashëm ku në mesditë do ketë vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm. Paradite do të ketë diell, ndërsa pasdite vranësira dhe reshje të shiut. Temperaturat do të arrijnë deri në 27 gradë celcius.