Forca fituese në kampionatin mbarëkombtar në karate
Gjatë fundjavës në Prishtinë u zhvillua kampionati i 15-të mbarëkombtar në Karate...

Më I suksesshmi sipas medaljeve të fituara edhe një herë doli KK Forca nga Shkupi duke fituar 23 medalje, prej tyre 12 arri, 9 argjend dhe 6 bronz.
Vendin e parë e fituan: Arta Bushi 9 vj.kata-kumite, Jusra Ademi 10/11vj.kata-kumite -38kg, Dhurata Memeti 7 vj.kata-kumite, Bekir Memeti 8 vj. kumite, Suhejb Veseli 8 vj.kata, Zubejr Bajrami10/11vj.kumite -40kg, Suejla Isaki 10/11vj. kumite, -34kg, Abdurrahim Idrizi kadet kata dhe Verona Ajdini kadete kumite, -47kg.
Të dytë ishin: Jelda Imeri 7 vj. Kata - kumite, Kan Grubi 7 vj. Kumite, Suhejb Veseli 8 vj, Suejla Isaki 10 vj. Kata, Sajra Morina kadete kumite +52kg, Esma Asani kadete -54kg, Mevlud Memedi kadet kumite -50kg, kurse me bronz u desh të pajtohen: Altin Kamberi 10 vj. Kumite -38kg, Berin Muhamed 8 vj. Kumite dhe Usane Bajrami kadet kumite -52 kg.
Sipas kualiteteve të treguara dhe përballjeve të forta u tregua e zonja “luftëtarja”, Arta Bushi e cila mposhti me mjeshtëri kundershtaret e saja si në disiplinën kumite ashtu edhe kata, ndërko kualitet ka treguar edhe Jusra Ademi e cila poashtu fitoi dy medalje të arta.
“Ky aktivitet ka qen shumë emocionuese për mua, pasi kam mbrojt edhe titullin. Tani jam më e lehtësuar dhe shpresoj të vazhdoj kështu edhe në garat e ardhshme që më presin në vitin e ardhshëm. Falinderoi trajnerin Muharem Imeri dhe prindërit e mi për përkrahjen e madhë që po më japin”, tha Bushi.
