Maqedoni
IN MEMORIA, ndrroi jetë kolegu Reshat Kamberi
09.06.2021 20:58
Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë gazetari i mirënjohur i RTVM-së programi në gjuhën shqipe Reshat Kamberi....

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë gazetari i mirënjohur i RTVM-së programi në gjuhën shqipe Reshat Kamberi.
Ai gjat karierës së tij gazetareske në një periudhë ishte edhe kryeredaktor në Radio Shkupi, ndërsa aktualisht ishte redaktor i emisioneve dokumentarere në TVM-2. Emisionet dhe dokumentaret që realizonte kolegu Kamberi kanë lënë gjurmë në gazetarinë shqipe në vend, ndërsa vdekje e hershme e tij do të lë zbrazëtirë të theksuar në RTVM dhe gazetarinë shqiptare.
TVM2 u shprehë ngushllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të kolegut tonë tanimë të ndjerë.
