Botë
India raporton numr rekord vdekjesh
10.06.2021 10:46
India ka raportuar, numrin më të lartë të vdekjeve brenda një dite nga Covid 19 në botë...

India ka raportuar, numrin më të lartë të vdekjeve brenda një dite nga Covid 19 në botë, duke njoftuar për 6 mijë e148 të vdekur.
Departamenti i Shëndetësisë të Biharit, një nga shtetet më të varfra të Indisë, rishikoi numrin e përgjithshëm të humbjeve të jetëve, për shkak të Covid 19 të mërkurën në më shumë se 9 mijë e 400 nga rreth 5 mijë e 400, që raportoheshin më parë. Shteti indian llogariti njerëzit, që janë kuruar në shtëpi ose në spitale private. Shtetet e Bashkuara, mbanin numrin më të lartë të vdekjeve, me 5 mijë e 444, të regjistruara në 12 shkurt të këtij viti.
