Maqedoni
Arsim, sod përfundon viti shkollorë
10.06.2021 11:15
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sod përfundojnë vitin shkollor 2020/2021....

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sod përfundojnë vitin shkollor 2020/2021.
Për shkak të pandemisë ky vit shkollorë u zhvillua me mësim online, ndërsa me prezencë fizike kanë qenë vetëm nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën. Poashtu i vitit shkollor u shty për një muaj përkatësisht fillo më 1 tetor, ndërsa numri i orëve mësimore është ulur nga 180 në 159.
Sa i përket vitit të ri shkollor 2021/2022, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se në bashkëpunim me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe Ministrinë e Shëndetësis, do të sjellin vendim se si do të realizohet. Ministrja Milla Carovska ka bërë të ditur se është në koordinim të vazhdueshëm me kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë, që më nji shtator viti i ri shkollorë të fillojë me prezencë fizike.
