Maqedoni

Tiranë, samiti i krerëve të Ballkanit Perëndimorë

10.06.2021 11:42

Në kryeqendrën shqiptare në Tiranë po zhvillohet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor....

Në kryeqendrën shqiptare në Tiranë po zhvillohet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor. 
 
Ky samit ka bërë bashkë Komisionerin Europian, Olivér Várhelyi, Presidentin e Malit të Zi, Kryeministrat e Maqedonisë së veriut, Kosovës, Serbisë, kreun e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sekretarja e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Drejtorn e Sekretariatit të CEFTA-s dhe Zëvendës Drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit.
 
Kryeministri Zaev dhe kryeministri Rama në Samitit do të nënshkruajnë edhe Marrëveshjen për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore në vendkalimet kufitare mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Poashtu Kryeministri Zaev pasdite në mënyrë solemne do të hapë Qendrën Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.
 
Me Samitin kryeson Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, I cili theksoi se ky samit është një instrument kyç që do të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë për të shkuar drejt rritjes së qëndrueshme.