Maqedoni

Ndërtimet pa leje në liqenin e Ohrit, Gir: Të rrënohen, të ruhet statusi i UNESCO-s

10.06.2021 12:22

Ambasadori i BE-së , Dejvid Gir, në një twit me hashtag “Sundim i drejtësisë”....

Ambasadori i BE-së , Dejvid Gir, në një twit me hashtag “Sundim i drejtësisë”, thotë se në bregun e liqenit të Ohrit nuk guxon të ketë ndërtime pa leje e ato ekzistueset duhet të rrënohen. Ambasadori Gir thotë se natyra unikate dhe pasuria kulturore e rajonit, e njohur nga UNESCO, duhet të ruhet dhe me mbrojtjen e trashëgimisë së Ohrit, investohet në vende të reja pune dhe në industrinë e turizmit.

“Me mbrojtjen e trashëgimisë së Ohrit, ne gjithashtu investojmë në industrinë turistike të të sotmes dhe të ardhmes. Sundim i drejtësisë”, shkroi Gir në Twiter.

Ohri rrezikon sërish të vihet në listë e trashëgimisë kulturore botërore të rajoneve të rrezikuara, pas dy raporteve të fundit negative të UNESCO-s për shkak të kaosit urbanistik.