Origjina e Covid-19, liderët e G7 do t’i kërkojnë OBSh-së një hetim të ri
Drejtuesit e G7, të cilët do të takohen të premten në Cornwall, do të bëjnë thirrje për një hetim...

Drejtuesit e G7, të cilët do të takohen të premten në Cornwall, do të bëjnë thirrje për një hetim të ri dhe transparent të OBSH-së për origjinën e virusit Korona.
Në një dokument jozyrtar të raportuar nga Bloomberg, përshkruhen përpjekjet që liderët po bëjnë për një plan për t’i dhënë fund pandemisë deri në fund të vitit të ardhshëm. Në draftin e G7, udhëheqësit do të angazhohen për 1 miliard vaksina të virusit korona, për të mbuluar 80% të popullsisë së botës. Një ekip i OBSH-së tha në fillim të këtij viti, se ishte “jashtëzakonisht e pamundur” që virusi korona të kishte dalë nga një laborator i Wuhan në Kinë.
Komuniteti shkencor kryesisht përqafoi idenë se virusi u bart nga një kafshë te njeriu, para se të përhapej. Por ende nuk është hedhur poshtë mundësia e një aksidenti laboratorik. Një raport i “Wall Street Journal”, thotë se tre punëtorë në laboratorin e Wuhanit u shtruan në spital në nëntor 2019, pra përpara rasteve të para zyrtare të raportuara të COVID-19.
