Maqedoni
KSL: Ne jemi përfaqësues legjitim të sindikatave
10.06.2021 15:11
Konfederata e Sindikatave të Lira deklaron se janë bërë falsifikime dhe manipulime me vërtetimin e përfaqësisë së sindikatave....

Konfederata e Sindikatave të Lira deklaron se janë bërë falsifikime dhe manipulime me vërtetimin e përfaqësisë së sindikatave. Sipas tyre, përfaqësimi i sindikatave i takon KSL-së, e jo LSM-së, pasi sindikatat e lira kanë numër më të madh të anëtarëve. Këtë, sipas KSL-së, e vërtetojnë edhe dokumentet të cilat i prezantuan. Në bazë të këtyre dokumenteve, sipas kryetarit të sindikatave të lira, Bllagoja Rallpovski, njëra nga sindikatat e LSM-së është përjashtuar, kurse edhe për katër të tjera ka vendim që të përjashtohen. Kërkojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale që të zbatojë procedurat dhe të zgjidh rastin.
“Këto sindikata janë përjashtuar në vitin 2017. Ministri i atëhershëm për punë dhe politikë sociale më 1 qershor të vitit 2017 dorëzoi vendim me numër 08-8191/10 me date të 29 dhjetorit të vitit 2016 deri në Regjistrin Qendror, ku kërkoi të regjistrohen sindikatat në LSM. Se për çfarë shkaqesh nuk ka proceduar regjistri qendror, ne nuk e dimë. Por, në bazë të ligjit për sistem me sportel, neni 5, është i detyruar të veprojë.”,- deklaroi kryetari i KSL-së, Bllagoja Rallpovski.
Rallpovski akuzoi se po bëhen obstruksione që KSL të mos jetë përfaqësues i sindikatave në vend dhe paralajmëroi që do të ngrit padi penale për të gjithë të involvuarit.
ERSAN PAJAZITI
