Maqedoni

Sindikata e Pavarur e Policisë: Kërkojmë të përfshihemi në pagesën e K-15

10.06.2021 15:26

Sindikata e Pavarur e Policisë shpreh pakënaqësinë lidhur me vendimin e Qeveris...

Sindikata e Pavarur e Policisë shpreh pakënaqësinë lidhur me vendimin e Qeverisë për të ndarë rreth katër milionë euro për pagesën e K15, për një pjesë të administratës shtetërore, por duke anashkaluar policinë. Nga Sindikata e Pavarur e Policisë ftojnë qeverinë ta shqyrtojë edhe një herë vendimin, në të kundërtën paralajmëruan protesta gjenerale, pa përjashtuar edhe grevën. 
 
“Kabineti i kryeministrit në mënyrë seriozë të shqyrtojë çështjen së bashku me ministrin e financave t’i shqyrtojnë të gjitha aspektet nga ajo shumë e buxhetit prej 4 milion euro për të cilat të punësuar në polici janë skajshmërisht të revoltuar që ata të mos përfshihen në një moment të tillë ku për 20 vite nuk është dhënë K-15 për të punësuarit në polici.”,- tha kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Delçev Todev.
 
Qeveria, bazuar në një vendim të vitit 2019 ka vendosur që rreth 27 mijë punonjësve t’iu ndajë nga rreth 9 mijë denarë që ndryshe njihet si pagesë për pushim vjetor, apo K-15.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI