Maqedoni

Dekreti i Bidenit, Shekerniska: Investim i ShBA-ve për sigurinë e Ballkanit

10.06.2021 15:44

Urdhri i zgjeruar ekzekutiv i presidentit amerikan, Joe Binden..

Urdhri i zgjeruar ekzekutiv i presidentit amerikan, Joe Binden, për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në SHBA të të gjithë atyre që do të tentojnë të destabilizojnë Ballkanin, ka vazhduar të shkaktojë reagime në vend. Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, e zbërthen këtë deklaratë si porosi të qartë skeptikëve se interesimi i SHBA-ve për Ballkanin nuk është zbehur.  
 
“Të gjitha ato marrëveshje, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës, SHBA-të i analizojnë dhe vlerësojnë si garanci e qartë për sigurimin dhe stabilitetin e këtij rajoni. Porosia e dytë është e qartë se nuk mjafton vetëm zgjidhja e problemeve politike, por nga vendet e rajonit pritet luftë e fuqishme kundër korrupsionit.”,- u shpreh ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
Standardet e NATO-s, RMV modernizon pajisjet e aviacionit ushtarak
 
Siguria e rajonit padyshim që varet edhe nga përpjekjet e shteteve rajonale, sidomos të atyre anëtare të Aleancës Veriatlantike, në përmbushjen e standardeve të NATO-s. Në këtë drejtim RMV po punon për modernizimin e pajisjeve të aviacionit ushtarak. 
 
“Tani dy vite me radhë batalioni për menaxhimin e aviacionit  ushtarak po mbulon hapësirën ajrore të gjithë  vendit përmes radarëve të sofistikuara në përputhje me standardet e anëtarëve të tjera të NATO-s”,- u shpreh komandanti i aviacionit ushtarak “Ving”, Stojçe Pejovski.
 
“Në të ardhmen do të angazhohemi për modernizimin e aviacionit dhe pajisjeve ushtarake kundër pajisjeve ajrore.”,- theksoi komandanti i Komandës Operative, Besnik Emini.
 
Shkolla për trajnimin e piloteve ushtarakë që disa vite me radhë realizohet tek ne,  është obligim i detyrueshëm po ashtu edhe i 10 vendeve tjera anëtare të NATO-s. 
 
REXHEP QAMILI