Maqedoni
Dekreti i Bidenit, përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së
10.06.2021 16:00
Edhe sot kanë vazhduar përplasjet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së pas dekretit të një dite më parë të presidentit amerikan, Biden....

Edhe sot kanë vazhduar përplasjet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së pas dekretit të një dite më parë të presidentit amerikan, Biden. LSDM akuzon opozitën maqedonase se me kundërshtimin e Marrëveshjes së Presës, punon kundër interesave të shtetit, qytetarëve, por edhe i kthejnë shpinën aleatit të vendit tonë, Shteteve të Bashkuara. Lexoni edhe pjesët e tjera të dekretit, mos lini në hije pjesën kur flitet për korrupsionin, kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE.
“Deklaratat e deputetëve të VMRO-së se jemi kundër këtyre marrëveshjeve nënkupton kthim të shpinës interesave të qytetarëve, por edhe aleatit tonë, SHBA-së. Ata që kundërshtojnë këto marrëveshje punojnë kundër interesave shtetërore dhe kombëtare të vendit tonë, por edhe të raporteve ndëretnike.”,- tha deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
“Amerika është partner strategjik i vendit tonë dhe pohimet e shumicës që ne po ua kthejmë shpinën partnerëve tanë strategjik, janë të pavërteta. VMRO-DPMNE si parti ka për obligim t’i mbrojë interesat nacionale dhe shtetërore, por ne përkrahim sugjerimet të cilat janë dhënë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, dhe kjo ishte tema kryesore në dokumentin e SHBA-ve, e të cilën LSDM mundohet t’i largohet. LSDM duhet të merret me këtë dokument dhe temën kryesore e cila ka qenë në këtë dokument e ajo është krimi dhe korrupsioni.”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
FITIM KRYEZIU
