Maqedoni

Samiti i qershorit, Varhelyi: Duhet të merren vendime, punojmë fort për këtë

10.06.2021 16:26

Tirana zyrtare mblodhi 6 drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe me dyer të mbyllura...

Tirana zyrtare mblodhi 6 drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe me dyer të mbyllura liderët e rajonit të cilët po diskutojnë kërkesat kryesore ekonomike dhe tregtare, procesin eurointegrues, si dhe për gjendjen shëndetësore me virusin Covid-19. Eurokomisari për zgjerim Varheji në pres konferencë tha se muaji qershor është muaji i Ballkanit dhe punohet maksimalisht që Samiti i qershorit të kumtojë lajme të mira për RMV-në dhe Shqipërinë. 
 
“Ne po hyjmë në muajin qershor, kritik për BE-në. Kemi shumë çështje mbi tryezë. Ne dëshirojmë që të organizohen konferencat e para ndërqeveritare me  Shqipërinë dhe RMV-në. Kemi këtë samit të sotëm për të treguar rezultate për qytetarët e këtij rajoni. Ky muaj,  ky vit mund të jetë vit i Ballkanit Perëndimor por ne duhet të gjithë të tregojmë rezultate. Ky është mesazhi që doja të tregoja për ju dhe vendet anëtare. Do duhet të merren vendime, ne punojmë fort. Presidenca e BE-së është  angazhuar të gjejë zgjidhje por është herët për të thënë se çfarë do të ndodh. Duam që kjo të ndodh.”,- tha eurokomisari për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi.
 
Rama: Detyrat i bëmë, deri kur do të vazhdojë pritja?
 
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, theksoi se Tirana është në rregull me kërkesat e BE-së, por sërish pyet se sa është koha që duhet pritur në krah me RMV-në për të vazhduar procesin? 
 
“Sot fatmirësisht  nuk ka kontestim për detyrat tona, por miqtë e mi, ky është një rast tjetër për të mësuar Evropën dhe rrugën e futjes në familjen e madhe ku gjërat  janë të ndërlidhura njëra me tjetrën. Ka një ngërç mes RMV-së dhe Bullgarisë dhe sigurisht mënyra si funksionon integrimi dhe sistemi i brendshëm i BE-së  kërkon që ky ngërç të zgjidhet para se të fillojë procesi. Dhe në këtë moment ne nuk kemi asnjë lloj shqetësimi për të thënë se ne po sakrifikohemi, sepse në ndërkohë jemi me BE-në dhe vazhdojmë punën. Kam një pyetje legjitime se deri kur vazhdon kjo histori, se kemi parë që sa shumë u zgjat një tjetër histori mes Maqedonisë së djeshit  dhe fqinjit në jug, por kësaj pyetje nuk ua kërkojmë përgjigje sot, të presim mbledhjen e këshillit, a do të ketë zhvillime, dhe këtu jemi prapë. Nuk ka këtu asnjë minutë humbje. Kjo ka rëndësi.”,- theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Eurokomisari Varheji në Tiranë kumtoi lajmin se BE ka arritur marrëveshje për fondet IPA3 dhe theksoi gatishmërinë e Unionit për të realizuar projektet që mbulojnë fondet, ndërkaq kërkoi edhe nga partnerët ballkanik të  fillojnë me realizimin e planit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU